Moura duhet të shkojë te Napoli

Sport January 18, 2018 - 12:16

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva mendon se bashkëlojtari i tij, Lucas Moura duhet t’i bashkohet Napolit, transmeton zeri.info

Silva mendon se sulmuesi duhet ta provojë veten në Serie A. Edhe pse kërkohet nga Manchester Unitedi, 25-vjeçari dëshirohet nga Jose Mourinho vetëm në formë të huazimit, ndërsa ekipet e tjera si Nice, Nantes apo Bordeaux nuk kanë para apo lartësinë e duhur për të.  

Klubi i fundit që ka hyrë në garë për shërbimet e tij është Napoli, që së fundmi ka dështuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bolognas, Simone Verde.

“Nuk kam folur për Serinë A me Lucasin”, deklaroi Silva.

“A duhet të largohet ai nga PSG-ja? Loja në Napoli do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të”, shtoi braziliani, i cili është paraqitur në vetëm 6 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar 1 gol dhe një asistim./Zëri