Ky futbollist i njohur ndahet me Vëllaznimin

Sport January 18, 2018 - 12:06

Samir Sahiti nuk është më lojtar i Vëllaznimit, shkruan sot gazeta Zëri.

Futbollisti defanziv i ka ndarë rrugët me klubin gjakovar dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai.

“Qytetarë të dashur të Gjakovës, posaçërisht ju tifozë fantastikë, ju njoftoj se nga sot më nuk do të jem pjesë e klubit historik Vëllaznimi. Shkaqet janë nga njerëzit që e udhëhoqën klubin më herët, ndërsa të tjerat dalin më vonë”, ka shkruar në “Facebook” Sahiti, i cili ishte lojtar i rëndësishëm i Kuqezinjve në vjeshtë. /Zëri/

Image