“Bild” zbulon klubin e ri të Aubameyang

Sport January 18, 2018 - 08:30

Pierre Emerick Aubameyang është në bisedimet finale me klubin e Arsenalit.

Pierre Emerick Aubameyang është pranë transferimit në Premierligë.

Sulmuesi i Borussia Dortmund do të largohet nga Bundesliga, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se babai i tij tashmë gjendet në Londër për të finalizuar bisedimet e transferimit në Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenal gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Andaj, “Gunners” kanë identifikuar reprezentuesin e Gabonit për zëvendësues të tij.