U qëllua me thikë para ndeshjes, 22-vjeçari rrezikon vdekjen

Sport January 17, 2018 - 23:48

Tifozi 22-vjeçar është shtruar në spital, ku ndodhet në gjendje të rënë për jetën, nga plagët e marra në krah dhe në këmbë.

Një tifoz i Atletikos së Madridit është qëlluar me thikë, para fillimit të ndeshjes ndaj Sevijes, jashtë stadiumit “Vanda Metropolitano”.

Tifozi 22-vjeçar është shtruar në spital, ku ndodhet në gjendje të rënë për jetën, nga plagët e marra në krah dhe në këmbë.

Policia po punon ende për të zbardhur këtë incident mes tifozëve, dhe të arrestuar ende nuk ka. /Lajmi.net/