Basketbollisti nga Kosova transferohet në Bayer Leverkusen

Sport January 17, 2018 - 20:50

Basketbollisti kosovar, Leonard Mekaj është transferuar në Gjermani te Bayer Giants Leverkusen, shkruan indeksonline.

Talenti kosovar i pyetur nga Indeksonline nuk e ka mohuar transferimin e tij te skuadra gjermane.

22 vjeçari ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, Pejës dhe së fundi i Golden Eagle Yllit.

Ai gjithashtu ka qenë i ftuar të luaj edhe për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet kualifikuese.

Klubi i ri ku do të transferohet Mekaj bën gara në Legia Pro, grupi B (Liga e tretë gjermane). /Gazetaolle/