FC Prishtina vazhdon përgatitjet, e viziton kryesia

Sport January 17, 2018 - 16:40

FC Prishtina po i vazhdon përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, shkruan zeri.info.

Image

Bardhekaltrit po ushtrojnë në Mazgit nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa.

Image

Ndërkohë, sot ekipi është vizituar nga kryesia e klubit, e cila i ka përcjellë nga afër ushtrimet.

Image

Presidenti Remzi Ejupi me bashkëpunëtorët e tij, Afrim Muçiqi, Fatos Hoxha e Fikret Maqastena etj, ishin të pranishëm në stërvitjen e sotme.

Image

Pas pak ditësh, kryeqytetasit do të transferohen në Turqi, ku do ta vazhdojnë fazën përgatitore.

Image

Ata synojnë ta fitojnë titullin e kampionit ose Kupën e Kosovës, në mënyrë që të luajnë përsëri në garat evropiane. /Zëri/

Image