ZYRTARE: Amerikani i Kosovës bëhet me skuadër të re

Sport January 17, 2018 - 16:21

Justin Doellman do ta vazhdojë karrierën në basketbollin malazez, shkruan zeri.info.

Basketbollisti amerikan me nënshtetësi kosovare është marrë vesh me klubin më të madh të shtetit fqinj, Buduçnost, me të cilin do të luajë së paku deri në fund të sezonit.

Përfaqësuesi kosovar kishte luajtur në muajt e fundit te skuadra turke Efes, ndërsa kulmin e karrierës e kishte arritur duke luajtur te Barcelona, por një kohë ishte pjesë edhe e Valencias.

Image

Doellman ishte lojtar i lirë dhe mediet malazeze shkruajnë se ai do të jetë mjaft i rëndësishëm për skuadrën nga Podgorica në garat evropiane.

“Doellman është rikthyer së fundmi nga lëndimi, i cili na ka mundësuar të negociojmë me të deri në limitin e buxhetit tonë, i cili është shumë më i vogël sesa kërkesa e një lojtarit të një kalibrit të tillë. Falë faktit se ishte i lirë momentalisht, na është dhënë mundësia ta kemi në ekip njërin prej lojtarëve më të mirë në Evropë. Emri i tij gjendet në pjesën më të lartë të basketbollit të zonës sonë”, njofton klubi malazez. /Zëri/