Mourinho shumë afër rinovimit

Sport January 17, 2018 - 15:56

Jose Mourinho është shumë afër që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin, transmeton zeri.info

Përfaqësuesit e Mourinhos prej kohësh kanë qenë në bisedime me drejtuesit e “djajve të kuq” për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar ende, por sipas të gjitha gjasave kontrata pritet të vazhdohet deri në verën e vitit 2021.

Së fundmi ishte raportuar se Mourinho mund të largohet nga "Old Trafford”, por ky i fundit i kishte mohuar këto zëra, duke i cilësuar këto raportime si të pavlera.

Kontrata momentale e strategut portugez përfundon në qershor të vitit 2019./Zëri