Dihen kundërshtarët e Kosovës në Kampionate Evropiane

Sport January 17, 2018 - 14:48

Në Munich të Gjermanisë është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat dhe në të tri Divizionet, A, B dhe C.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paraqitur 5 Përfaqësuese të reja në të dyja konkurrencat për të marr pjesë në Kampionatet Evropiane në Divizione të ndryshme.

Ashtu si edhe verën e kaluar në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të përfaqësohet me gjeneratat U-16, U-18 dhe U-20, kurse në atë të femrave me U-16 dhe U-18.

Më poshtë do t’i paraqesim vendet ku do të zhvillohen Kampionatet Evropiane, gara në të cilat Përfaqësueset tona do të marrin pjesë, si dhe datat kur ato do të mbahen, së bashku me emrat e kundërshtarëve të Përfaqësueseve tona.

Meshkujt

Kosova U-20 do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që do të mbahet prej 13 deri më 22 korrik në Sofje të Bullgarisë.

Grupi D: Kosova, Finlanda, Polonia, Gjeorgjia, Portugalia.

Kosova U-18 do të garoj në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që do të mbahet prej 22 deri më 29 korrik në Prishtinë.

Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.

Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova Gjibraltar.

Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Grupi D: Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Republika Çeke, Zvicra, Kosova, Bjellorusia.

Femrat

Kosova U-18 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberwart të Austrisë.

Grupi D: Norvegjia, Kosova, Ukraina, Bjellorusia, Republika Sllovake, Luksemburgu.

Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.

Grupi C: Izraeli, Irlanda, Rumania, Zvicra, Luksemburgu, Kosova.

Duhet theksuar se më 15 dhe 16 janar në Munich është organizuar edhe një Punëtori nga FIBA Evropa për organizatorët e Kampionateve Evropiane, derisa FBK-në në këtë event e kanë përfaqësuar Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, dhe Artina Hasani nga stafi i zyrës së FBK-së.

Dushku dhe Hasani i kanë marr të gjitha informatat e nevojshme rreth organizimit të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C, ndërsa pas kësaj Punëtorie do të pasoj vizita e zyrtarëve të FIBA-s në Kosovë, e cila do të ndodh në mes të muajit shkurt për të parë për së afërmi vendet në të cilat do të akomodohen ekipet pjesëmarrëse, si dhe palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet dhe stërvitjet e Përfaqësueseve. /Zëri/