Tare nuk ndalet, përgatit një blerje të bujshme në merkato

Sport January 17, 2018 - 14:24

Të shumta kanë qënë elozhet e mediave italiane dhe njerëzve të botës së futbollit për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili ka qëlluar në shenjë me afrimet në merkato. Por biondi shqiptar duket se nuk ka të ndalur. “Corriere dello Sport” raporton se Tare është duke përgatitur një tjetër blerje të madhe në merkato.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Gremios, Luan Vieira. 24-vjeçari pëlqehet nga shumë klube prestigjoze të Europës, gjithsesi shqiptari ka nisur gjuetinë e tij për ta joshur talentin brazilian. Ngelen për t’u ndjekur me mjaft interes, zhvillimet në ditët në vazhdim.

Image