Bayern Munichu arrin marrëveshje me Goretzkan

Sport January 17, 2018 - 14:06

Bayern Munich e ka fituar garën për Leon Goretzka, pasi ka arritur marrëveshje për mesfushorin e Schalkes, raporton Sport Bild.

Goretzkas do t’i skadojë kontrata me Schalken në fund të këtij sezoni dhe sipas mediave të ndryshe ai ka qenë objektiv i skuadrave të mëdha si Barcelona, Liverpooli, Manchester United dhe Real Madridi, transmeton Express.

Megjithatë, Bayerni e ka bindur përfaqësuesin gjerman të vazhdojë të qëndrojë në Bundesligë dhe të nënshkruajë marrëveshje në “Allianz Arena”.

Ai pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.