Sanchez te Manchester United? Krejt varet nga Mkhitaryan

Sport January 17, 2018 - 13:06

Manchester Unitedi vazhdon të kërkojë shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez, transmeton zeri.info

Por, siç duket ky transferim do të varet nga Henrikh Mkhitaryan.

Agjenti i reprezentuesit armen, Mino Raiola ka deklaruar se klienti i tij bën pjesë në marrëveshjen për transferimin e Sanchezit te “djajtë e kuq”, por gjasat për këtë lëvizje janë pak të mundshme.

“Manchester Unitedi nuk do të nënshkruajë me Sanchezin, vetëm nëse Mkhi pranon t’i bashkohet Arsenalit”, është shprehur Raiola.

Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë pagën javore prej 350.000 funtesh të kërkuara nga Sanchez dhe “djajtë e kuq” shihen si favoritët kryesorë për të nënshkruar me 29-vjeçarit pas tërheqjes nga gara të rivalit lokal, Manchester City. /Zëri