Pamje: Aq i mirë ishte driblimi i Payet saqë e lëndoi rëndë portierin kundërshtar

Sport January 17, 2018 - 12:25

Portieri i Strasbourgut pësoi një lëndim mbrëmë në ndeshje ndaj Marseille nga ajo që pritet më së paku në një ndeshje futbolli: driblimi që ia bëri ylli Dimitri Payet.

Marseille po fitonte 1-0 “Velodrome” në kuadër të Ligë 1 të Francës ndaj Strasbroug, kur Payet në minutën e 87-të e gjen përballë Oukidjas, të cilin e dribloi me stil dhe i shënoi gol, por e la të lënduar, transmeton Express.

Lëvizjet e Payet ishin aq të mira saqë Oukidja mbeti i shtangur duke i zënë këmbët keq në tokë dhe u detyrua ta lërë ndeshjen.

Për më shumë shikojeni videon mëposhtë.