Tahir Batatina i zë lojtarët duke luajtur ‘termin’ dhe i dënon keq

Sport January 17, 2018 - 12:07

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka zënë disa prej lojtarëve të tij duke thyer rregullat e klubit.

Ai ka zënë duke luajtur futboll disa lojtarë, të cilëve nuk ka dashur t’ua përmend emrat.

Dënimin dhe dëshmitë me foto duke luajtur ai ua kishte printuar dhe ua kishte kapur në murin e zhveshtores.

Image

“Ne e kemi rregulloren e klubit dhe duke u bazuar në kontratat e lojtarëve që gjatë kohës së kampionatit dhe gjatë kohës sa jemi duke u përgatitur pasi që në Llap të gjithë janë me kontrata profesionale”, ka thënë Batatina për “GazetaOlle.com”.

“Nuk ju lejohet asnjë ndeshje e çfarëdo niveli, pasi ne po kërkojmë të vendosim rregull dhe disiplinë sportive duke u avancuar në nivele më të larta evropiane dhe kjo arrihet duke u vetëdijesuar dhe duke e kuptuar botën e një sportisti profesional”, ka shtuar Batatina.