Bashkimin e pret sonte një punë e vështirë

Sport January 17, 2018 - 11:57

Bashkimi do të ketë punë të vështirë sonte në ndeshjen e parë të vitit 2018 në Ligën Ballkanike, shkruan sot gazeta Zëri.

Prizrenasit do ta presin liderin e grupit, KK Blokotehna-NB, në ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” e që fillon në orën 19:30.

Prizrenasit, të cilët bënë ndryshime në ekip dhe shtab teknik së fundmi, kanë regjistruar dy fitore e katër humbje dhe gjenden në pozitën e gjashtë.

Kurse KK Blokotehna-NB ka aktualisht 6 fitore e 1 humbje. /Zëri/