Mourinho dëshiron qëndrimin e Fellainit

Sport January 17, 2018 - 11:32

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dëshiron që mesfushori Marouane Fellaini të vazhdojë të qëndrojë në “Old Trafford”, raporton e përditshmja angleze “The Sun”.

Reprezentuesi belg ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në fund të qershorit dhe kjo ka bërë që e ardhmja e lojtarit të vihet në dyshim, transmeton zeri.info

West Hami tashmë ka shprehur interesim për 30-vjeçarin. Trajneri i klubit londinez, David Moyes ka marrëdhënie të mira me futbollistin dhe dëshiron që të ribashkohet me ish-lojtarin e tij.

Fellaini është pjesë e Manchester Unitedit që prej vitit 2013, kur ishte transferuar nga Evertoni për 32 milionë euro dhe deri më tani është paraqitur në 147 ndeshje me fanellën e “djajve të kuq” dhe ka realizuar 19 gola dhe 10 asistime./Zëri