New Orleans mposht Bostonin

Sport January 17, 2018 - 11:18

New Orleans Pelicans ka befasuar në udhëtim te Boston Celtics, duke fituar me rezultatin 113:116, transmeton zeri.info

Anthony Davis padyshim që ishte ylli i ndeshjes për Pelicans me plot 45 pikë të shënuara dhe 16 kërcime, ndërsa Jrue Holiday realizoi 23 pikë dhe 7 asistime.

Tek Bostoni më i dalluari ishte Kyrie Irving me 27 pikë dhe 7 kërcime.

Humbje ka pësuar edhe Minnesota Timberwolves, që është mposhtur në udhëtim te Orlando Magic me rezultatin 108:102.

Evan Fournier ishte më meritori për këtë fitore të Magic me 32 pikë, kurse tek mysafirët më i dalluari ishte Jimmy Butler me 28 pikë të realizuara.

Rezultatet: Orlando – Minnesota 108:102, Boston – New Orleans 113:116, Denver – Dallas 105:102, Portland – Phoenix 118:111.