Pato ëndërron Botërorin

Sport January 17, 2018 - 10:58

Sulmuesi i Tianjin Quanjian, Alexandre Pato dëshiron shumë që t’i lërë përshtypje përzgjedhësit të Brazilit, Tite, që ky i fundit ta ftojë në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Një ftesë nga përfaqësuesja braziliane nuk duket i mundshëm, por ish-sulmuesi i Milanit nuk ka hequr dorë.

28-vjeçari nuk është paraqitur për kombëtaren e tij që prej nëntorit të vitit 2013, por lojtari dëshiron të japë gjithçka në mënyrë që të shkojë në “Rusia 2018”.

Pato ka shënuar 15 gola në 24 paraqitje për ta ndihmuar Tianjin Quanijan që të përfundojë në vendit e tretë të ligës kineze.

“Kam punuar gjatë gjithë vitit duke menduar për ekipin e Brazilit, që do të thotë më shumë punë fizike jashtë shtëpisë dhe në palestrën e shtëpisë gjithashtu”, deklaroi Pato.

“Po punoj 100% që të rikthehem në ekipin e Brazilit”, shtoi ai./Zëri