City mund të rrëshqasë

Sport January 17, 2018 - 10:42

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Jones ka paralajmëruar Manchester Cityn, klubi i cili kryeson ligën angleze me 12 pikë epërsi nga vendi i dytë, se gara për titullin ende nuk ka mbaruar, transmeton zeri.info

Jones thotë se Manchesteri City mund të arrihet ashtu siç ishte arritur Manchester Unitedi në edicionin 2011/2012.

Ekipi i Pep Guardiolas u mposht për herë të parë në Premierligë këtë edicion nga Liverpooli të dielën dhe fitorja e “djajve të kuq” ndaj Stoke Cityt të hënën bëri që diferenca të ngushtohej në 12 pikë.

“Futbolli është futboll, kurrë mos thuaj kurrë”, deklaroi Jones.

“Më kujtohet në edicionin e parë, ne ishin tetë pikë përpara, padyshim diferencë e madhe, të gjithë mendonin që s’ka asnjë mënyrë që lideri të rrëshqasë dhe ne e humbën në ditën e fundit”, shtoi anglezi.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por ne do të vazhdojmë të jemi pozitivë dhe të shkojmë përpara”, u shpreh ai.