Kapiteni i skuadrës nga Serie A del pozitiv në doping, dënohet me një vit mos-lojë

Sport January 16, 2018 - 23:28

Fabio Luçioni, kapiteni i Beneventos, është skualifikuar me një vit nga futbolli për shkakun e përdorimit të dopingut.

Ai rezultoi pozitiv në kontrollin për stimulues në gjak, pas një kontrolli të rastësishëm që i ishte bërë në 22 shtator pas ndeshjes kundër Torinos.

Ndëshkimi për mjekun Valter Xhorxhone është akoma më i rëndë, teksa ai është dënuar me plot 4 vite përjashtim.

Luçioni ishte përjashtuar me 90 ditë, por vetëm sot është konfirmuar edhe pezullimi 1-vjeçar i tij, nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut.