Mkhitaryan shkëmbehet me Sanchezin?

Sport January 16, 2018 - 15:19

Henrikh Mkhitaryan është çelësi i negociatave që mund ta shpijnë Alexis Sanchezit në Manchester Unitedit.

Në fakt, “BBC Sport”, përcjellë zeri.info, shkruan se “Djajtë e Kuq” po mendojnë ta përdorin futbollistin ofanziv si shkëmbim për sulmuesin kilian, me ç’rast ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do të kalonte tek “Topçinjtë” këtë muaj.

Arsenali e do futbollistin armen, i cili megjithatë ende nuk duket i vendosur rreth së ardhmes së tij.

Ai nuk është i bindur të shkojë në një klub ku ka më pak gjasa të fitojë trofe, por nga ana tjetër nuk po gjen hapësira në skuadrën e Jose Mourinhos.

Sanchez thuhet se ka arritur marrëveshje personalisht me klubin nga “Old Traffordi”, por tash duhet ta presë marrëveshjen në mes të të dyja klubeve.

Duket se për momentin gjithçka është duke bllokuar Mkhitaryani dhe po pritet vendimi i tij. /Zëri/