Gjiganti evropian, në garë për Sanchezin

Sport January 16, 2018 - 14:51

Alexis Sanchez është emri më i përfolur i afatit kalimtar të janarit, përcjellë zeri.info.

Në fakt, sulmuesi kilian pritet të largohet në ditët në vazhdim nga Arsenali, por karriera e tij duket se do të vazhdojë në Angli.

Dhe, ofertat për ish-futbollistin e Udineses dhe Barcelonës nuk mungojnë assesi.

Manchester City e kërkon sulmuesin e rrezikshëm qe një kohë të gjatë, por duket se “Citizens” janë tërhequr nga gara.

Por, në “lojë” mbetet Manchester United, i cili madje së fundmi është bërë favorit për t’i siguruar shërbimet e Sanchezit.

Megjithatë, “Manchester Evening News” shkruan se në garë për përfaqësuesin kilian së fundmi është futur edhe Chelsea.

Arsenali i kërkon rreth 40 milionë euro për yllin e tyre, të cilit i skadon kontrata aktuale gjatë verës. /Zëri/