110 milionë euro për Icardin

Sport January 16, 2018 - 14:50

Real Madrid e ka identifikuar Mauro Icardi si objektivin kryesor të verës dhe është i gatshëm të takohet me Interit për ta mbyllur çështjen, përcjellë zeri.info.

Në fakt, e përditshmja italiane ‘Corriere dello Sport” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e shkëputjes së kontratës së sulmuesit argjentinas, e cila e ka vlerën e 110 milionë eurove.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez dëshiron ta transferojë numrin 9 të Interit në fund të sezonit pas formës së zbehtë të treguar nga ana e sulmuesit kryesor të kampionit aktual evropian dhe botëror, Karim Benzema.

Mirëpo, gjiganti madrilen ka alternativa, nëse nuk arrin ta transferojë Icardin. Gjithnjë sipas mediave të huaja, objektiv tjetër i Realit është sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane. /Zëri/