Aubameyang drejt Anglisë

Sport January 16, 2018 - 14:48

Arsenali është në kërkim të pasardhësit të Alexis Sanchezit, i cili pritet të largohet këto ditë nga klubi londinez, përcjellë zeri.info.

Dhe, “Topçinjtë” duket se kanë rënë në një sulmues të madh.

Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, i cili e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmundi.

“Gunners” duken të vendosur për ta bërë të vetin përfaqësuesin gabonez qysh në janar.

28 vjeçari është “rebeluar” tek klubi gjerman dhe ka munduar disa ditë në stërvitje dhe mungoi në barazimin pa gola ndaj Wolfsburgut.

E përditshmja gjermane “Bild” raporton se ai është gjobitur nga klubi aktual me 100,000 euro.

Për këtë, Dortmundi po mendon ta shesë lojtarin dhe këtë e ka pranuar edhe shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim Watzke.

Ky i fundit ka shtuar se e ardhmja e ish-futbollistit të Milanit do të vendoset në ditët në vijim.

Aubameyang mund të lëvizë drejt “Emirates Stadium” këtë muaj. Ai ka ofertë edhe nga Kina. /Zëri/