Clevelandi dorëzohet përballë Golden States

Sport January 16, 2018 - 14:10

Golden State nuk ka të ndalur. Warriors e kanë mposhtur Clevelandin me 10 pikë avantazh, 118:108 për ta regjistruar fitoren e 13-të radhazi në udhëtim, shkruan zeri.info.

Golden State u tregua superiore ndaj kundërshtarit më të fortë me të cilin janë përballur në tri finalet e fundit.

Kevin Durant ka shkëlqyer me 32 pikë dhe mbrojtja e Warriors ishte e çeliktë në periudhën e katërt.

Në anën tjetër, 32 pikët e LeBron James ishin të pamjaftueshme për Cavs për ta evituar humbjen e katërt radhazi.

Ndërkohë, Lou Williams e Blake Griffin u konfirmuan tek Rockets, kurse super LaVine dhe Bulls e ndalën Miamin.

Anthony e Westbrook i udhëhoqën Thunder në fitoren kundër Kings, ndërsa fitore shënuan edhe Memphis e Pacers.

Natën e mbrëmshme festuan edhe Philadelphia e Milwaukee.

Rezultatet: Cleveland – Golden State 108-118, LA Clippers – Houston 113-102, Chicago – Miami 119-111, Oklahoma City – Sacramento 95-88, Memphis – LA Lakers 123-114, Utah – Indiana 94-109, Philadelphia – Toronto 117-111, Washington – Milwaukee 95-104 e Detroit – Charlotte 107-118. /Zëri/