Prishtina 01 barazon me kampionin aktual, kundërshtari i radhës nga “frika” nuk paraqitet në fushë

Sport January 15, 2018 - 23:19

Prishtina 01 vazhdon sukseset e njëpasnjëshme në turneun ndërkombëtar të futsallit që po zhvillohet në Ulqin të Malit të Zi.

Këtë herë, kryeqytetasit barazuan 2:2 me kampionin e tanishëm, Kraja, takim i luajtur mbrëmë.

Malush Qerimi dhe Agon Rexha shënuan për skuadrën tonë.

Ndërkohë, në përballjen e sotme, kundërshtari i tyre, Castel Niksic, nuk udhëtoi fare në fushë.

Prishtina 01 e ka kaluar edhe matematikisht grupin dhe kanë hyrë në fazën finale. /Gazetaolle/

Image 
Image