Manchester United shkatërron Stoken e Xherdan Shaqirit

Sport January 15, 2018 - 23:00

Manchester United ka shënuar fitore të lehtë në ‘Old Trafford’ ndaj Stoke City.

‘Djajtë e Kuq’ me një performancë të mirë kanë mposhtur 3:0 skuadrën e Xherdan Shaqirit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të.

Ishte Antonio Valencia që shënoi për epërsinë e parë të Unitedit në minutën e 9’, ndërsa në minutën e 38’, Anthony Martial dyfishojë epërsinë.

Golin e tretë dhe të fundit, e shënoi Romelu Lukaku, në minutën e 72’.

Pas kësaj fitore, United me 50 pikë renditet në vendin e dytë, ndërsa Stoke me 20 pikë, zë pozitën e 18-të, pozitë që dërgon një ligë më poshtë./Lajmi.net/