Sportistët e njohur botërorë vijnë për të ushtruar në Kosovë, iu ndalet rryma në stërvitje!

Sport January 15, 2018 - 18:55

Sportistët e njohur botërorë vijnë për të ushtruar në Kosovë, iu ndalet rryma në stërvitje! Kosova është nëna e vakive, shkruan zeri.info.

Sportistët e njohur botërorë, respektivisht xhudistët dhe xhudistet, kanë mbetur të befasuar kur gjatë ushtrimeve të tyre në Pejë sonte, nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka, është ndalur rryma.

Këtë problem e ka shfqur trajneri i sukseshëm i xhudos në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook “Momentalisht në Kosovë kemi garues kulminant të huaj në përgatitje dhe si për inat ndalet rryma në kohën e stërvitjes!

Fort keq, dimër i ftohtë për ndriçim disi ia dalim por temperatura shkon shumë gradë minus! Ekipi ynë nuk ndalet as në të ftohtë sjemi ndalur kurrë por garuesit kulminant që i kemi mysafir vështirë do vijnë prapë në përgatitje në Kosovën tonë. Lagja me Kampion Evropian,Botëror e Olimpik ju përshendet prej errësirës”, ka shkruar Kuka. /Zëri/