ZYRTARE: Fatos Beqiraj bëhet me skuadër të re

Sport January 15, 2018 - 17:16

Futbollisti shqiptar Fatos Beqiraj ka arritur marrëveshjen për transferimin e tij në kampionatin belg, duke iu bashkuar skuadrës së Meçelen Skuadra e Meçelen bëri zyrtarizimin sot, së bashku me disa transferime të tjera.

29-vjeçari nga Peja, i cili përfaqëson kombëtaren e Malit të Zi, këtë edicion ka qenë pjesë e Dynamos së Moskës.

Në kampionatin rus, Beqiraj në 60 paraqitje e gjeti 13 herë rrugën e rrjetës.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij futbollisti ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Dinamos së Zagrebit.

Image