Dembele dëmtohet sërish

Sport January 15, 2018 - 14:49

Ousmane Dembele është dëmtuar sërish. Dhjetë ditë pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti 3 muaj e gjysmë jashtë fushave, francezi do i mungojë Barcelonës për 3-4 javë.

Sulmuesi ka një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe do të mungojë në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyol dhe ndoshta edhe në gjysmëfinale nëse Barça kalon turin.

Në kampionat mund të humbasë 5 ndeshje: Betis, Alaves, Espanyol, Getafe dhe Eibar.

Mendohet se Dembele mund të kthehet në Champions League ndaj Chelsea.