Minnesota me pesë fitore radhazi

Sport January 15, 2018 - 13:11

Minnesota Timberwolves ka shënuar fitoren e pestë radhazi, pas triumfit në shtëpi kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 120:103, transmeton zeri.info

Më të dalluarit për këtë fitore të vendasve ishin Jimmy Butler me 24 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, Jeff Teague me 22 pikë, 8 asistime dhe 1 kërcim dhe Karl-Anthony Towns me 20 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime.

Tek mysafirët më i dalluari ishte Damian Lillard me 21 pikë, 8 asistime dhe 6 kërcime.

Indiana Pacers ka korrur fitore në udhëtim te Phoenix Suns me rezultatin 97:120. Darren Collison realizoi 19 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime për këtë fitore të Pacers, kurse te Suns më i dalluari ishte Josh Jackson me 21 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Phoenix – Indiana 97:120, Minnesota – Portland 120:103.