Gjendet i vdekur ish-futbollisti shqiptar

Sport January 15, 2018 - 12:53

Rreth orës 05:25 të ditës së sotme, në lagjen “Nr.4” është gjetur i pajetë mbi trotuar, Leonard Qesari, ish futbollist.

Sipas versionit zyrtar të policisë, 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të 6 të pallatit ku banonte.

Leonard Qesari ka luajtur për 15 vite me skuadrën e Butrintit, përkatësisht në vitet 1970-1985.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, ka rënë nga shkallët, është munduar të ngrihet, por ka ndërruar jetë mbi trotuar.

Image