Arsenali afër Malcomit

Sport January 15, 2018 - 12:49

Arsenali është afër transferimit të sulmuesit të Bordeauxit, Malcolm, transmeton zeri.info

“Topçinjtë” pritet ta transferojnë brazilianin për 44 milionë funte. 20-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal për Alexis Sanchezin, i cili pritet të largohet nga londinezët, raporton “Goal.com”.

Malcolm është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në ligën franceze këtë edicion.

Braziliani ka realizuar 7 gola dhe 5 asistime, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Tottenhami.

Drejtori i ri sportiv i Arsenalit, Raul Sanllehi ka qenë më së shumti i përfshirë në këtë bisedime, pavarësisht se punën e tij zyrtarisht do ta fillojë me 1 shkurt.

Arsene Wenger ka refuzuar të mohojë interesimin për brazilianin, por ka deklaruar se ende nuk ka asgjë konkrete./Zëri