Kam refuzuar Juven dhe Milanin

Sport January 15, 2018 - 12:35

Ylli i Napolit, Marek Hamsik thotë se gjatë karrierës së tij ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Milani dhe Juventusi, transmeton zeri.info

“Isha i joshur, por nuk ndihesha i gatshëm për t’u larguar. Është e vështirë që të bësh parashikime në futboll, por mendoj se karriera ime do të përfundoj këtu në Napoli”, deklaroi Hamsik.

“Iu kam bashkuar këtij klubi kur isha shumë i ri, isha vetëm 20-vjeçar dhe kurrë s’jam penduar për zgjedhjen time. Jam i lumtur në Napoli dhe familja ime është e lumtur gjithashtu. Ndihem si në shtëpinë tine këtu, qyteti është i mrekullueshëm dhe njerëzit janë mikpritës”, shtoi ai.

“Kam një marrëdhënie të veçantë me De Laurentiis, nuk e di sa lojtarë mund të flasin direkt me presidentin e tyre, ne gjithashtu kemi debatuar disa erë, por gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin dhe prezenca ime në Napoli e konfirmon sesa shumë e respektojmë njëri-tjetrin”, u shpreh sllovaku./Zëri