Suso nuk është në shitje

Sport January 15, 2018 - 12:09

Milani ka bërë të ditur se nuk do ta shesë Suson gjatë afatit kalimtar të janarit, madje as për 80 milionë euro, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll është lidhur së fundmi me një rikthim të mundshëm te ish-klubi i tij Liverpool, por klubi italian e ka mohuar këtë gjë.

Gjithashtu kuqezinjtë kanë bërë të ditur se në planet e tyre bëjnë pjesë edhe Lucas Biglia, Nikola Kalinic dhe Manuel Locatelli.

“Milani ishte shumë i qartë në verë sa i përket Susos: Nuk do ta shesim, madje as për një ofertë prej 80 milionë eurosh”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Milani.

“Rinovimi i kontratës së tij në shtator ishte shumë i rëndësishëm. Të gjithë lojtarët kuqezinj të përmendur në gazeta gjatë ditëve të fundit padyshim që janë pjesë e projektit, prej Biglias te Kalinic dhe Locatelli”, thuhet më tej./Zëri