Reali nuk ka hequr dorë nga titulli

Sport January 15, 2018 - 11:44

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se Real Madridi nuk ka hequr dorë nga titulli, pavarësisht formës së dobët së tyre në ligën spanjolle, transmeton zeri.info

Valverde shprehet se po të ishte ai në vendin e katalonjasve nuk do ta bënte këtë, kështu që pse duhet ta bëjnë ata?

Barcelona fitoi të shtunën 2:4 në udhëtim te Real Sociedadi dhe tashmë ka nja avantazh prej 19 pikësh nga klubi madrilen.

“Ndoshta Real Madridi mund të shohë se ekipet e tjera janë afër në tabelë dhe e thonë këtë, por nuk mendoj që asnjë skuadër ende nuk ka hequr dorë nga La Liga”, deklaroi Valverde.

“Atletico Madridi jo, Valencia jo dhe sigurisht mendoj që as Real Madridi pavarësisht se hapësira edhet e madhe dhe e rëndësishme”, shtoi ai. “Unë nuk do të hiqja dorë dhe mendoj se as ata nuk kanë hequr dorë ende”, u shpreh spanjolli./Zëri