Berat Ahmeti ka nënshkruar me Feronikelin

Sport January 14, 2018 - 22:03

Ish-futbollisti i FC Prishtinës, Berat Ahmeti, i është bashkuar skuadrës së Feronikelit.

Konfirmimin e ka bërë vet klubi nga Drenasi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Vrullit të ardhjeve të reja në KF Feronikeli, i është shtuar edhe emri i futbollistit të njohur, Berat Ahmeti, i cili është transferuar për të përforcuar dhe kompaktësuar edhe më shumë ekipin”.

“Ahmeti ishte pjesë e skuadrave të rëndësishme, përfshirë FC Prishtina, KF Vllaznia në Shqipëri dhe skuadrës Ujpest në Hungari, nga ku edhe synon që të sjellë praktikat më të mira të futbollit në klub”.

“Sipas kryetarit të klubit, Naser Ramaj, ardhja e futbollistit Berat Ahmeti në KF Feronikeli, do të sjellë rifreski dhe vlerë shtesë për ekipin, në mënyrë që lufta për titull të bëhet më e lehtë dhe interesante për klubin”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Feronikeli aktualisht mban vendin e katërt në tabelë me 28 pikë të arkëtuara pas 18 ndeshjes.

Lideri Llapi kryeson tabelën me 34 pikë të grumbulluara nga dhjetë fitore, katër barazime dhe katër humbje.