Barcelona vërteton forcën, fiton me përmbysje në shtëpinë e Sociedadit
Sport
January 14, 2018 - 22:42
Barcelona ka ruajtur epitetin e skuadrës së pamposhtur në top pesë ligat kryesore të Evropës.
‘Blaugrana’ ia ka dalë që me përmbysje të fitojë në Antoneta ndaj Real Sociedadit, 2:4.
Vendasit patën një fillim të mirë duke shënuar dy herë për 2:0, por, vazhdimi i ndeshjes i takoi Barcelonës që realizoi hiq më pak se katër herë.
Willian Jose dhe Juanmi shënuan për Sociedadin.
Për Barcelonën në listën e realizatorëve u regjistruan Suarez me dy gola, Messi dhe Paulinho me nga një.
Me këtë fitore, Barcelona numëron 51, nëntë më shumë se ndjekësi i parë, Atletico Madrid./Lajmi.net/