Interit i mbërrin transferimi i parë në Milano

Sport January 14, 2018 - 21:52

Lisandro Lopez ka mbërritur në Milano.

Mbrojtësi 28 vjeçar ka ateruar në qytetin e Milanos, për të kompletuar transferimin te skuadra e Interit.

Ardhja e Lopez është paraparë për ditën e nesërme, por ai ka zgjedhur befasinë duke mbërritur sonte.

Interi është pajtuar që Benficas t’i paguajë 500 mijë euro tani, dhe nëntë milionë pas përfundimit të sezonit.

Lopez është argjentinas dhe për ekipin kombëtar të këtij vendi ka zhvilluar katër ndeshje./Lajmi.net/

Image