Chelsea e dëshiron Suarezin

Sport January 14, 2018 - 18:15

Chelsea i është vënë pas Denis Suarezit, e ardhmja e të cilit duket larg Barcelonës.

Sipas Daily Star, Chelsea është duke shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez, transmeton Gazeta Express.

Antonio Conte është i etur për ta marrë Suarezin në Stamford Bridge, që nuk po gjen hapësira në Camp Nou.

Ardhja e Paulinhos dhe së fundmi e Coutinhos, ia kanë minimizuar krejtësisht shanset Denis Suarezit që të ketë më shumë minuta dhe për këtë është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Camp Nou