Bournemouthi befason Arsenalin

Sport January 14, 2018 - 16:12

Arsenali ka pësuar humbje 2:1 në udhëtim te Bournemouthi, transmeton zeri.info

Klubi londinez kaloi i pari në epërsi me anë të Hector Bellerin në minutën e 52-të, por vendasit arritën që ta përmbysnin rezultatin.

Callum Wilson (70’) shënoi golin e barazimit, kurse atë të fitores e realizoi Jordan Ibe në minutën e 75-të./Zëri