Klubet ‘Polici’ dhe ‘Studenti’ e nisin vitin mbarë, fitojnë tri medalje

Sport January 14, 2018 - 14:23

Klubi i xhudos “Polici” dhe ai “Studenti”, e kanë nisur mbarë vitin 2018, shkruan zeri.info.

Klubi prishtinas dhe ai vushtrrias këtë fundjavë kanë marrë pjesë me turneun ndërkombëtar në Bielsko Biela të Polonisë.

Në këtë turne kanë marrë pjesë mbi 1200 garues nga më shumë se 10 shtete, ndërsa “Polici” u përfaqësua nga Dardan Cena, i cili përfundoi i pari dhe fitoi medalje të artë në U-18 – 50 kg.

Po ashtu, klubi prishtinas e përfaqësoi edhe Rrezarta Alimi, e cila përfundoi e treta dhe fitoi medalje të bronztë në U16 -52 kg.

Ndërkaq, Florian Gërguri i klubit “Studenti” e mbylli garën po ashtu i treti, duke u stolisur me medalje të bronztë në U14 -36 kg.

“Edhe pse arritëm të i fitojmë tri medalje prapë se prapë nuk jam i kënaqur se kam pritur më shumë. Megjithatë vazhdojmë me turnetë e radhës, që janë shumë! Faleminderit shumë mikut dhe mikes time për pritje, akomodim dhe ushqim. Shpresoj që edhe unë të ju pres në Kosovë së shpejti!”, ka shkruar trajneri Anton Cena në “Facebook”. /Zëri/