Golden State mposht Toronton

Sport January 14, 2018 - 13:03

Golden State Warriors ka korrur fitore në udhëtim te Toronto Raptors me rezultatin 125:127.

Klay Thompson shkëlqeu në këtë fitore të Warriors me 26 pikë, kurse u dalluan edhe Stephen Curry me 24 pikë dhe 9 asistime dhe Kevin Durant me 25 pikë dhe 6 kërcime.

Tek Toronto më i dalluari padyshim ishte DeMar DeRozan me plot 42 pikë të shënuara.

San Antonio Spurs ka triumfuar në shtëpi ndaj Denver Nuggets me rezultatin 112:80. Kawhi Leonard ishte më i dalluari te Spurs me 19 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Davis Bertans shënoi 18. Te mysafirët më i miri ishte Nikola Jokic me 23 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.

Rezultatet: Washington – Brooklyn 119:113, Toronto – Golden State 125:127, Chicago – Detroit 107:105, San Antonio – Denver 112:80.