Juve ka mentalitet fituesi

Sport January 14, 2018 - 12:47

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello beson se mentaliteti fituesi i Juventusit e bën këtë skuadër favorite për ta fituar titullin e ligës italiane edhe këtë edicion, transmeton zeri.info

Gjigandi torinez momentalisht gjendet në vendin e dytë me një pikë më pak sesa Napoli, ndërsa kërkojnë titullin e shtatë radhazi në Serie A.

“Pa Ligë të Kampionëve, Napoli është më i rrezikshëm”, deklaroi Capello.

“Por, Juve e ka zakon fitoren, ka mentalitetin e duhur dhe një skuadër të shkëlqyeshme. Ata gjithashtu kanë treguar se nuk varen nga individëve, madje as nga Dybala apo Higuain”, shtoi ish-trajneri i Milanit, Real Madridit, Romës, Juventusit, Anglisë dhe Rusisë, i cili momentalisht është në krye të skuadrës kineze, Jiangsu Suning./Zëri