Zyrtare: Joshua kundër Joseph Parker

Sport January 14, 2018 - 12:30

Kampioni i botës në boksin e peshave të rënda, Anthony Joshua e ka konfirmuar se do të ndeshet ndaj Joseph Parker për titujt IBF dhe WBA

Meçi i radhës i kamponit të botës Anthony Joshua do të jetë ndaj Joseph Parker më 31 mars në Cardiff të Uellsit.

Joshua është kampion në IBF dhe WBA, ndërsa Parker kampion në WBO.

Stadiumi i cardiffit do të jetë sërish arena e Joshua, i cili në nëntor mbrojti titullin ndaj Carlos Takam.

“E kryer”, shkruan Eddie Hearn, promoter i Joshua.

“Është hera e parë që dy kampion të peshave të rënda takohen në Britani”, shkruan tutje ai. /Express/ 

Image