Conte: Ekipi është i lodhur

Sport January 14, 2018 - 12:26

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte fajësoi lodhjen e futbollistëve të tij për barazimin 0:0 kundër Leicesterit të shtunën, transmeton zeri.info

Klubi londinez përsëri barazoi pa gola ashtu si edhe ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Carabao Cup të mërkurën.

“Të gjithë jemi të frustruar pas të tjetër rezultati 0:0. Ne e luajtëm ndeshjen kundër Arsenalit mbrëmjen e së mërkurës dhe nuk kishim shumë kohë për të rimarrë veten”, deklaroi Conte.

“Pashë shumë lojtarë që ishin lodhur dhe nuk e kishin marrë veten nga ndeshja me Arsenalin. Por, në të njëjtën kohë e pashë të njëjtin vullnet dhe dëshirë për të fituar ndeshjen”, shtoi italiani.

“Por, të luash në këtë periudhë të ngarkuar nuk është e thjeshtë dhe duhet të keni skuadër të madhe për t’i përballuar të gjitha kompeticionet”, u shpreh ai./Zëri