Dy futbollistët e Kombëtares te klubi shqiptar?

Sport January 14, 2018 - 11:48

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Memushaj dhe Aliji, duket se janë pengjet e Sinan Idrizit.

Por, administratori i Flamurtarit nuk përjashton edhe një ndërhyrje të fundit në merkato. Ai shprehet se po punohet për një supergoditje.

“Mund të bëjmë edhe një ndërhyrje të minutës së fundit në merkato. Po punojmë dhe mund të jetë një supergoditje. Nëse kemi shansin që ta sjellim në Vlorë, do të jetë sukses. Kemi një lojtar që ka luajtur në Champions dhe që u afrua në këtë merkato, ai është Muarem, kështu është edhe lojtari që kemi në plan” ka sqaruar Idrizi që kërkon t’i plotësojë trajnerit Duro çdo dëshirë për të vënë nën urdhrat e tij lojtarë sa më shumë cilësorë.

Edhe pse, ky i fundit ka kërkuar nga ana e klubit që të mos bëhen shpenzime të mëdha në afrimin e lojtarëve. Duro e ka zhvendosur merkaton kryesisht në kampionatin maqedonas, të cilin e njeh mirë që nga periudha kur drejtonte Shkëndijën e Tetovës.

Image