Zidane nervozon tifozët e Realit

Sport January 14, 2018 - 11:10

”Problemi qëndron në fund, kur topi nuk dëshiron të hyjë, është shumë e vështirë".

Zinedine Zidane është i kënaqur me ekipin e tij, por thotë që topi s’po dëshiron të futet në rrjetë.

Kështu u shpreh pas humbjes së radhës ndaj Villarrealit, përcjellë “Lajmi.net”.

”Problemi qëndron në fund, kur topi nuk dëshiron të hyjë, është shumë e vështirë. Nuk e meritojmë këtë. Mund të bëni gjëra të mira dhe të gabuara por mendoj se kemi bërë një lojë të mirë, por kur topi nuk dëshiron të hyjë në portë, kjo është shumë e komplikuar. Pastaj provuam kundërsulmet por ishte shumë vështirë për lojtarët”, tha Zidane.

”Topi nuk dëshiron. Kur ke mundësinë që të shënosh gol. Ndonjëherë nuk dëshiron por mirë. Ka ndeshje që jo nuk ndodh dhe kohët e fundit po na ndodh gjithmonë. Për besimin është shumë vështirë, kemi pasur raste për të shënuar gola por në fund.., mirë nuk e merituam këtë padi”, shtoi ai.