Shokuese: Klubi më i suksesshëm në Kosovë tërhiqet nga garat

Sport January 13, 2018 - 16:45

Lajm shokues vjen nga klubi më i mirë dhe më i suksesshëm në Kosovë, KFF Hajvalia.

Skuadra e femrave, kampione në vitet e fundit dhe fituese e Kupës, do të largohet nga garat.

Shkak për këtë është bërë mungesa e stadiumit dhe shpenzimet e mëdha.

“Edhe përkundër shumë rezultatve të mira që kemi pasur me klubin e KF Hajvalia, edhe pjesëmarrjes si klubi i parë që kemi marrë pjesë në Champions League, edhe pse jemi në vendin e parë në ligë dhe kemi shumë gjasa që të shpallemi përsëri kampion, ne me klubin e KFF Hajvalia do të tërhiqemi nga garat kampionale në kategorinë e femrave, për arsye të mungesës së stadiumit, shpenzimeve të shumta pa përfitim”, thuhet në komunikatën për media të Hajvalisë, raporton “GazetaOlle.com”

“Me këtë rast falënderojmë të gjitha futbollistet për kontributin e dhënë dhe nga sot të gjitha janë të lira”, është porosia e fundit e Hajvalisë.

Kujtojmë që pikërisht mbrëmë, në ceremoninë e laureatëve, Hajvalia u shpall klubi më i mirë i vitit 2017.