Wenger befason tifozët me lajmin për Ozilin

Sport January 13, 2018 - 14:16

Mesut Ozil mund të mbetet në Arsenal, sipas menaxherit Arsene Wenger.

Arsene Wenger ka bërë të ditur se Mesut Ozil mund të mbetet në Arsenal.

Mesfushori gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me “Gunners”.

Por, strategu i ekipit ka theksuar se Ozil ka ende shanse të mbetet në Arsenal.

“Unë shpresoj dhe besoj se ka ende shanse për qëndrimin e tij në Arsenal”, deklaroi Wenger. /Lajmi.net/